Një entuziast anglez i futbollit krijoi një hartë në Google të të gjithë fituesve të Ligës Premier në histori, dhe sigurisht, shumica e tyre kanë lindur në Britaninë e Madhe.
Në hartën e Google, është e mundur të gjesh vendlindjen e çdo lojtari që ka fituar ligën më të fortë në botë në karrierën e tij. Bashkë me emrin është vendosur edhe një foto e qytetit ku ka lindur.
Kosova në këtë hartë përfaqësohet nga Xherdan Shaqiri, i cili ka lindur në Zhegër të Gjilanit, dhe titullin kampion e festoi me Liverpoolin.
Sulmuesi shqiptar që përfaqëson Zvicrën gjithmonë me krenari ka treguar prejardhjen e tij.
Sa i përket Shqipërisë, asnjë lojtarë që ka lindur në këtë vend nuk e ka fituar, ndërsa dy që kanë lindur në Mal të Zi, Stevan Jovetić dhe Stefan Savić, janë fitues të këtij kampionati.
Në të njëjtën kohë, është vetëm një futbollist që ka lindur në Kroaci dhe e ka ftuar. Ai është Andrej Kramarić nga Zagrebi, i cili fitoi trofeun me Leicesterin, ndërsa Dejan Lovren ka lindur në Bosnje, ku e kanë fituar edhe Edin Dzeko dhe Asir Begovic.
Këtu mund ta shihni hartën e plotë me fituesit e kampionatit më të fortë në botë. /Telegrafi/