Këngëtari Seven Saraqi ka ditë që ka paralajmëruar këngën e tij më të re, që do ta sjellë këto ditë.
“Ku je” mban titullin projekti i tij më i ri muzikor, muzikën dhe tekstin e së cilës i ka realizuar vet këngëtari.
Ai ka publikuar tashmë videon e këngës, ku ana vizuale e projektit i është besuar produksionit Entermedia.
Seveni ditë më parë ka potencuar për Telegrafin se kënga e re do të jetë një prej këngëve më të veçanta të tij për këtë verë.
Teksti flet për dashurinë e një personi që është në kërkim, dhe pritet të jetë një këngë e bukur R&B.
Ndryshe, ky nuk do të jetë edhe projekti i fundit i këngëtarit që do të sjell gjatë këtij viti pasi që ka paralajmëruar edhe disa të tjerë. /Telegrafi/
https://youtu.be/hSmk-fPnzk0?t=1