Këngët e tyre dikur dëgjoheshin shumë, e rreshtat e tekstit mbaheshin mend nga pothuajse çdo i ri kosovar.
Grupi rok nga Mitrovica “Marigona” me solist Vullnet Sefajën, “Ritmi i Rrugës” me reperët Memli Krasniqi dhe Arbër Reçi e rep grupi “Hija e Jetës” me Fatmir Myftarin apo “Don Pizhi” dhe Murat Jashari, ishin grupet që në mesin e viteve të 90-ta kishin filluar që me muzikën e tyre të sjellin diçka të re në Kosovë.
Vullnet Sefaja, Arbër Reçi dhe Fatmir Myftari në emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova, kanë rrëfyer se si e filluan muzikën e ku janë ata sot dhe pse tërë kjo pauzë nga projektet e reja muzikore.