Telegrafi

Ku janë Grujevski dhe Boshkovski?

Policia fillon shqyrtim për atë se si në fillim siguroi pushim mjekësor Goran Grujevski dhe si më pas u arratis.

Ai nuk paraqitej as në seancat publike në Gjykatën e Apelit duke u arsyetuar me probleme shëndetësore, gjegjësisht depresion. Ai nëpërmjet avokatëve të tij dorëzoi ankesë me të cilën kërkonte pasportën e konfiskuar dhe gjatë gjithë kohës avokatët premtonin se ai nuk do të arratiset dhe për këtë shkak paraburgimi nuk është i nevojshëm. Por, përkundër këtyre premtimeve, gjurmët e Grujevskit dhe Boshkovskit, të cilët akuzohen për përgjim joligjor, u zhdukën posa Gjykata Supreme zyrtarisht konfirmoi masën për paraburgim. Policia nuk amundi ti gjejë ata dhe vazhdon kërkimin në tërë territorin e Maqedonisë, ndërsa në kërkim zyrtar jashtë vendit ëshë vënë edhe Interpoli.

Në këtë proces nuk përjashtohet mundësia e asistencës logjistike nga të punësuar në sektorin e DSK-së, ku vetë Grujevski ishte shef sektori, por nga MPB-ja nuk kanë konfirmuar se a do të ketë hetim për përfshirje të pjesëtarëve të policisë dhe sektoreve tjera të MPB-së në ndihmë gjatë arratisjes së të akuzuarve të rasteve ‘Fortesa’ dhe ‘Shënjestra’ nëpërmjet të cilave SPS-ja kërkon përgjegjësit për përgjimet joligjore të kryera me vite të tëra në Maqedoni./Telegrafi/