Site icon Telegrafi

Marok – ku ishte epiqendra e tërmetit vdekjeprurës?

Epiqendra e tërmetit vdekjeprurës në Marok ishte zona e Ighilit, një qark rural malor, shtëpi e fshatrave të vogla bujqësore në provincën al-Haouz pranë vendpushimit të skive të Oukaimeden në Malet Atlas.

Lanchen Haddad, një senator maroken dhe ish-ministër, tha për Al Jazeera-n se zona “nuk ishte e njohur si aktive për sa i përket tërmeteve”, transmeton Telegrafi.

Epiqendra, tha ai, ishte afër një “terreni shumë të vështirë” dhe është shtëpia e Tizi-n-Test, një kalim i vogël në Malet e Atlasit të Lartë që mund të kalohet nga një rrugë që lidh Marrakeshin dhe qytetin jugperëndimor të Taroudant.

https://www.youtube.com/watch?v=BXxdESqRwmE&ab_channel=OnDemandNews

“Nuk ka pasur shumë tërmete në atë pjesë të Marokut, shumica ndodhin në zona shumë më larg në veri në bregun e Mesdheut pranë pllakës tektonike”, tha për Al Jazeera-n, Chris Elders, një gjeolog strukturor nga Universiteti Curtin i Australisë.

“Malet e Atlasit janë një zonë dobësie brenda Marokut me një histori shumë të gjatë gjeologjike. Presionet krijohet në ato zona. Afrika po lëviz në veri drejt Evropës dhe kjo është ajo që shkaktoi tërmetin në këtë zonë të veçantë”, u shpreh ai.

Epiqendra ishte 75 kilometra nga Marrakesh, qyteti i katërt më i madh i Marokut.

Numri i viktimave ka shkuar në mbi 1,300 pas tërmetit vdekjeprurës që ndodhi të premten vonë. /Telegrafi/

Exit mobile version