Ju ndoshta i dini disa truke për të minimizuar ekspozimin tuaj ndaj polenit, sië është filtrimi i ajrit në shtëpi dhe duke qëndruar në ambiente të mbyllura në ditët me polen, por këto strategji nuk janë aq efektive sa ju i mendoni.
Poleni mund të jetë i fshehur në shtëpinë tuaj, ku juve kurrë nuk ju shkon mendja:
Në veshje
Kur poleni është në ajër, gjithçka që ju vishni mbushet me grimcat e tij të vogla. Kjo është arsyeja pse ju duhet të shkundni xhaketat dhe bluzat që vishni para se të hyni në shtëpi. Nëse keni ecur në një park apo fushë me bar, shkundni edhe pantallonat dhe pastroni këpucët.
Në perde
Ndoshta i vendosni perdet mbi dritaren e hapur për të mos lejuar polenin të hyjë në shtëpi, mirëpo nuk e vëreni se perdet e mbledhin polenin, i cili do të qëndrojë aty. Prandaj, gjatë sezonit të polenit ju duhet t’i lani perdet çdo javë.
Çarçafët e shtratit
Kur e lini derën hapur apo shtriheni në shtrat, kur sapo jeni kthyer nga jashtë, ju i mbushni çarçafët me polen. Mbrojtja më e mirë është që të përdorni çarçafë me material anti-alergjik.
Kafshët shtëpiake
Po, ju mund të keni alergji në mace apo në qen, por nëse teshtini pranë maces tuaj vetëm gjatë sezonit të polenit, mos supozoni se keni alergji në mace. Kafshët shtëpiake mund të sjellin në gëzofin e tyre polenin e mbledhur nga jashtë.
Klima dhe ventilatori
E keni vërejtur se sa shumë ndoten nga brenda klima dhe ventilatori. Ato mbledhin papastërtitë e ajrit duke përfshirë edhe polenin, të cilin pastaj e lirojnë në shtëpinë tuaj.
Mobilet dhe tepihët
Pastroni rregullisht me vakum tepihët dhe mobilet në mënyrë që poleni të mos mblidhet në to.
Fshesa elektrike
Ju duhet të pastroni tepihët tuaj shpesh me fshesë elektrike që të largoni polenin, por duhet ta pastroni edhe fshesën nga të mbeturat e polenit në filtrin e saj.
Në flokët tuaj
Kur jeni jashtë, poleni mblidhet në flokët tuaja, prandaj duhet t`i lani flokët çdo natë para se të flini.
Në veturën tuaj
Nëse do të udhëtoni një rrugë të gjatë, në sezonin e polenit, mos i hapni dritaret që ta lejoni polenin të hyjë ne veturë me ju.