Telegrafi

Ku është Xhabiri?

Burime brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se prej momentit kur emri i tij është përmendur se ka hyrë në listën e INTERPOL-it, Zharku nuk është parë as në Suedi.

“Ai është mbyllur diku. As policia e Suedisë ende nuk ka gjetur ndonjë gjurmë të ish-Kryetarit të Kaçanikut”, ka thënë një zyrtar i Policisë së Kosovës i përfshirë në hetimet ndërkombëtare për të zbuluar vendndodhjen e Zharkut, transmeton Express.

Xhabir Zharku ka pasur edhe një intervistë televizive, ku ka kërkuar drejtësi dhe rigjykim për rastin e tij.

Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku e kishte shtyrë vuajtjen e dënimit deri në momentin e fundit, duke përdorë të gjitha mjetet ligjore, por pas shterjes së tyre kishte vendosur të ik nga Kosova. /Telegrafi/