Site icon Telegrafi

Ku është Wally?

Kjo ishte skena e librit “Ku është Wally” por me siguri ka qenë vështirë ta gjesh atë në atë masë të njerëzve të veshur njëjtë. Vitin e kaluar në thyerjen e rekordit morën pjesë 1.505 veta.

Sivjet janë ftuar që njerëzit të vishen me rrobat e “Ku është Wally” në tri lokacione, Cork, Dublin dhe Portlaoise, shkruajnë mediat lokale. Fushata dukej se doli e suksesshme pasi 3.657 veta të shtunën kishin veshur bluza me vija të bardha dhe të kuqe, kapela si dhe syze nga “Ku është Wally”.

Pamjen e personazhit nga e krijoi ilustruesi britanik Martin Handford, ndërsa libri për herë të parë është botuar më 1987. Në libër përshkruhen dhjetëra persona në një situatë të caktuar, ndërsa lexuesve u mbetet ta gjejnë Wallyn në atë tollovi.

Në Amerikë dhe Kanada, si dhe në disa vende të botës libri më shumë është i njohur me titullin “Where is Waldo”. /Telegrafi/

Exit mobile version