Telegrafi

Ku është trupi i saj? Një foto e një vajze që “zhytet” në trotuar ka çmendur internetin

Njerëzit në internet janë torturuar nga iluzioni optik në foto, ku shfaqet një vajzë që “zhytet” në trotuar

Fotoja u publikua fillimisht në Reddit, por prej andej u përhap shumë shpejt dhe i hutoi të gjithë ata që e panë.

Në foto shihet se si pjesa e poshtme e trupit të vajzës është “zhytur” në trotuar, ndërsa pjesa e sipërme e trupit është në sipërfaqe, shkruan Ladbible, përcjell Telegrafi.

Një përdorues që postoi foton në Reddit tha se në foto është vajzën e tij.

– Vajza ime, ku është pjesa tjetër e saj? Unë e shoh, po ju a po e shihni? – ka shkruar ai poshtë fotos.

Përdoruesit e mediave sociale u përpoqën të zbulonin se çfarë fshihej pas këtij iluzioni optik, por askush nuk ishte në gjendje ta bënte atë.

A mund ta zbuloni se për çfarë bëhet fjalë?

Nëse shikoni pak më mirë, do të shihni se ka një mur në anën e djathtë të saj, i cili i errëson pjesën e poshtme të trupit.

Nëse nuk e keni vënë re tashmë, tani do ta vini re.

/Telegrafi/