Të gjithëve na kujtohet kënga hit e vitit 2005 “Ai është i trent”, i cili erdhi në bashkëpunim mes Tingullit Trent dhe këngëtares Fatime Kosumi.
Por, këngëtarja ka kohë që nuk është parë në publik, ndërsa hiti i asaj kohe edhe sot mbahet mend.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Fatimja ka braktisur përfundimisht muzikën.
E kontaktuar nga Magazina, ajo ka thënë se është në përgatitje të një projekti të ri muzikor i cili pritet të publikohet gjatë muajit shtator.
Ndryshe Fatimja vazhdon të jetoj në Gjermani.