Telegrafi

Ku është pjesa tjetër e miut?

"Natyrisht, ai humbi apetitin e tij", ka thënë Sakari Kela, administrator kryesor në spitalin qendror Northern Karelia.

Shëndeti i pacientit në Joensuu, Finlandë lindore, nuk është rrezikuar nga miu i ngordhur, ka thënë Kela.

Koka e këputur e miut sipas të gjitha gjasave ka ardhur nga një qese e perimeve nga Belgjika. Trupi nuk është gjetur dhe pasi që “është një mi belgjian, pjesa tjetër e tij mund të jetë kudo në Evropë", ka thënë Kela.