Këngëtarja me famë botërore Jessie J së fundmi ka nënshkruar kontratën e saj më të rëndësishme me kompaninë “MDDN”, që tani e tutje do ta menaxhojnë këngëtaren.
Ajo është gjithashtu pjesë e spektaklit “The Voise of Australia”, ku është pjesë e sezonit të ri të spektaklit i cili trajnon talentet e reja.
Së fundmi, këngëtarja është fotografuar nga paparacët, gjersa ka shkuar për tu takuar me menaxherin e saj të ri Pal Benji Madden.
Ajo dukej super moderne e veshur me një palë pantallona të bardhë dhe të hapur, gjersa ishte kombinuar me një bluzë dhe kapele të zezë.
Ndonëse disa herë është kritikuar për veshjen e saj në karrigen e “The Voice”, kësaj radhe këngëtarja ka zgjedhur paraqitjen e përshtatshme për takimin e saj. /Telegrafi/