Telegrafi

Ku është Mad Lion? (Video)

Ka kohë që njëri nga artistët e vjetër të repit në Kosovë është larguar nga skena muzikore.

Bëhet fjalë reperin Mad Lion, i cili prej vitesh ka braktisur Kosovën dhe është vendosur në Zvicërr.

Luani para pak ditësh është rikthyer me një projekt të ri muzikor, ndërsa për Telegrafin ai paralajmëroi se ky është vetëm fillimi.

“Kam punuar disa këngë të reja, të cilat pritet të publikohen një pas një me videoklipe dhe shpresoj që të rikthehem edhe më i fortë se më herët”, tha artisti që për këto projekte ka punuar me producent të njohur zviceran.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Luan Zeqiri ishte ndër reperët e parë të skenës muzikore, që i dashur për publikun u bë me hitet e tij “Molla me shërbet” “Krejt mahalla n’disko” “Shpresa” e shumë të tjera./Telegrafi/