Festivali ndërkombëtar i filmit në Berlin ka publikuar posterat për edicionin e 70-të të tij për 2020, pa figurën kryesore dhe simbolin e qytetit – ariun.
Për dallim nga vitet e kaluara, ku dizenjatorët zgjodhën germën B në sfond të numrit 70.
Festivali do të presë yje ndërkombëtarë dhe regjisorë nga 20 shkurti deri më 1 mars 2020, nën drejtimin e Carlo Chatrianit nga Italia dhe Mariette Rissenbeekut nga Holanda.
“Berlinalja e 70-të duhet të jetë një fillim për zgjerimin e shkëmbimit me vende dhe institucione të tjera kulturore,” deklaruan ata duke njoftuar publikimin e posterave të rinj.
Organizatorët shprehen se festivali i vitit 2020 do të shënojë bashkëpunime të reja me kinematë, Filarmoninë e Berlinit dhe Akademinë gjermane të Filmit. Disa shfaqje filmash, koncerte, panele diskutimesh dhe ekspozita janë caktuar për në muajin shkurt. /ata/