Pierre-Emerick Aubameyang ishte njëri nga golashënuesit e Arsenalit në fitoren e të dielës kundër Tottenham Hotspur.
Topçinjtë e fituan me rezultat 3-1 derbin e Londrës Veriore në takimin e zhvilluar në Emirates Stadium, me golat e Emile Smith Rowe, Aubameyang dhe Bukayo Saka, derisa golin e nderit për Spursat realizoi Heung-min Son.
Ishte një paraqitje e mirë e Arsenalit në këtë ndeshje, të cilën e vulosi që në pjesën e parë, ndërsa goli i sulmuesit nga Gaboni u dha më shumë kënaqësi tifozëve.
⚡ Auba x Henry 👑
Where have we seen that celebration before? 🤔
#ARSTOT pic.twitter.com/ye23Jo0U3N
— Arsenal (@Arsenal) September 26, 2021
32-vjeçari festoi duke u ulur në gjunjë para tifozëve mysafirë të Tottenhamit, njësoj siç kishte bërë Thierry Henry në nëntor të vitit 2002 kur festoi para tifozëve të Spursave në Highbury.
Për më shumë, legjenda franceze ndodhej në tribuna, i ulur afër pronarit të Spotify, Daniel Ek, i cili është një tifoz i madh i Arsenalit. /Telegrafi/
Pierre-Emerick Aubameyang’s celebration against Tottenham, reminiscent of Thierry Henry. 😍 #afc pic.twitter.com/LUJwvpxQJz
— afcstuff (@afcstuff) September 26, 2021
Aubameyang dropped Henry's celebration in front of him during the North London derby 💪 pic.twitter.com/k0ru7d3q0b
— ESPN FC (@ESPNFC) September 26, 2021