Se ku duhet të ruhet çokollata, është pyetje shumë e vjetër e cila është përcjellë gjeneratë pas gjenerate: a duhet të ruhet në temperaturë të dhomës apo në frigorifer?
Sipas një eksperti të çokollatës, çokollata duhet të ruhet në temperaturë të dhomës, transmeton Telegrafi.
Në një intervistë, Luke Owen Smith ka shpjeguar se duhet ta shmangni me çdo kusht ruajtjen e çokollatës në frigorifer.
Owen, i cili është pronar i njohur i një kompanie që merret me çokollata, ka thënë se çokollata e ruajtur në frigorifer i humbet të gjitha vlerat dhe i humbet shija.
Në vend të frigoriferit, çokollatën duhet ta ruani në vende të errëta, të thata dhe të freskëta.
Ndër tjerash, çokollata absorbon edhe aroma të ndryshme, prandaj ekziston një rrezik se nëse e ruani në frigorifer ajo do të përfundojë të mbajë aroma të ushqimit. /Telegrafi/