Vince McMahon u priti mbrëmë me shumë brohoritje të forta nga tifozët e kthyer të WWE-së.
Për herë të parë që nga marsi i vitit 2020, WWE kishte një nga shfaqjet e tyre televizive drejtpërdrejt para një salle të mbushur plotë në Toyota Center të Hjustonit.
Salla kishte kapacitet të reduktuar për Wrestlemania në Orlando në fillim të këtij viti, por episodi i mbrëmshëm i Smackdown, me 15,000 tifozë në tribuna, ishte një moment me të vërtetë historik.
"Where the hell have you been?!" 🤣👏
Mr. McMahon is IN THE HOUSE to welcome back the WWE Universe on #SmackDown! @VinceMcMahon pic.twitter.com/BETFgf91AV
— WWE (@WWE) July 17, 2021
Një nga anëtarët e bordit nisi shfaqjen dhe lëshoi këngën e WWE-së, arena shpërtheu absolutisht.
Pasi tifozët kënduan ‘No Chance In Hell’, komentatori bëri hyrjen e tij në sallë, duke u drejtuar tifozëve: “Ku dreqin keni qenë?”.
495 Days has led to this epic pop! #SmackDown #WWE #Edge pic.twitter.com/gQYqVg8ioi
— Kenny The Sports Guy Podcast (@kenny_sports) July 17, 2021
Duke qenë se ‘Vinny Mac’ paraqitet shumë rrallë në TV, ishte mënyra perfekte për t’i rikthyer fansat në lojë pas një serie shfaqjesh me dyer të mbyllura.
Në vend që të bënte një pushim të zgjatur gjatë pandemisë, WWE prezantoi ‘Thunderdome’ – ekranet LED të mëdha në mënyrë që tifozët të mund të merrnin pjesë në një kapacitet virtual.
Por, dëgjimi i zhurmës natyrore, në krahasim me dëgjimin e brohoritjeve të rreme të turmës, ishte thjesht i bujshëm. /Telegrafi/