Site icon Telegrafi

Ku do ta shtini suxhukun

Reklamimi i suxhukëve të tymosur Mattesons, kishte shkaktuar reagimin e disa dëgjuesve të radios, të cilët e kishin konsideruar reklamën si ofenduese, për shkak të aluzionit seksual që përmban, dhe sipas tyre kjo reklamë nuk duhet të lëshohet gjatë kohës kur e dëgjojnë fëmijët.

“Mendoni për të gjitha gjërat ku mund ta shtini këtë suxhuk të shijshëm dhe jashtëzakonisht të madh. Mmm… Pica, pasta, të fërguar… Keni ndonjë ide tjetër? Thirrni dhe na tregoni se ku dëshironi ta shtini atë”, thotë reklama.

Prodhuesja e këtyre suxhukëve, Kerry Foods, thotë se qëllimi reklamës nuk ka qenë ofendues, porse ka folur për ushqimet me të cilat mund të përzihet dhe të konsumohet ky suxhuk.

Autoritet për Standardet e Reklamave nuk i kanë përkrahur ankesat për aludimet seksuale, sepse reklama nuk kishte shprehje seksuale, por kanë thënë se kjo reklamë “mund t’u bëjë dëm fëmijëve”.

Për këtë arsye, lansimi i reklamës është ndaluar gjatë kohës kur mund ta dëgjojnë fëmijët.

Exit mobile version