Telegrafi

Ku dhe si do ta kalojnë ditën e zgjedhjeve Biden dhe Trump?

Për kandidatët dhe mbështetësit e tyre, dita e zgjedhjeve është pa dyshim ankth dhe emocione. Kur qendrat e votimit mbyllen, pritja fillon.

Presidenti Donald Trump do të kalojë ditën në Shtëpinë e Bardhë, duke dhënë intervista, por edhe ndoshta duke parë mbulimin e ngjarjeve në televizionet kabllore. Një intervistë telefonike me një nga emisionet e lajmeve televizive të preferuara të Trumpit, Fox & Friends, është planifikuar për ditën e nesërme, raporton BBC.

Dita e zgjedhjeve mund të sigurojë një pushim të mirëpritur për punonjësit e fushatës së presidentit, i cili mbajti 14 tubime në tre ditët e fundit. Të martën në mbrëmje, Trump do të organizojë një ndejë fushate në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Telegrafi.

Trumpin pa dyshim se do ta shoqëron edhe zëvendëspresidenti, Mike Pence, i cili do të jetë edhe me familjen e tij.

Joe Biden, ndërkohë, do të kalojë pjesën më të madhe të ditës së zgjedhjeve duke u përpjekur të fitojë ndonjë votues të pavendosur në Pensilvani, një shtet kyç. Ish-nënpresidenti do të angazhohet për mobilizimin e votuesve në vendlindjen e tij të fëmijërisë, Scranton dhe në Filadelfia.

Pastaj do të udhëtoj drejt shtetit të Delawares, ku do të pres edhe rezultatet e zgjedhjeve më të rëndësishme në jetë.

Biden do t mbajë një fjalim nga Wilmingtoni, Delaware. Në skenë, atij do t’i bashkohet gruaja e tij, Jill Biden, si dhe kandidatja për zëvendëspresidente, Kamala Harris dhe bashkëshorti i saj, Douglas Emhoff.

Lloji i fjalës që Biden bën, natyrisht, do të varet se në cilën drejtim do të shkojnë zgjedhjet. Tani është në duart e votuesve amerikanë. /Telegrafi/