Të dielën, me 11 shkurt Asociacioni Kosovar i Vrapuesve Malor (KTRA), në kuadër të aktivitetit përgatitor për “Shtegun e Shpresës”, organizon “Vrapimin e Pavarësisë” për të shënuar 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.
“Vrapimi i Pavarësisë” do të bëhet përgjatë shtegut 50 kilometërsh që fillon nga Hotel Nora në Klinë, përshkon Gllogjanin dhe përfundon në Koshare, me fillim në orën 7.
Përgjatë këtij vrapimi, që bëhet në prag të 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, KTRA do të valvisë flamurin e Kosovës.
Ky aktiviteti zhvillohet në kuadër të përgatitjeve dhe shenjëzimit të “Shtegut të Shpresës,” vrapimit 100 kilometrësh që organizohet me 3-4 mars për të përkujtuar fillimin e luftës dhe rezistencës në Kosovë dhe për të shënuar dekadën e parë të Kosovës shtet.
Regjistrimi për vrapimin “Shtegu i Shpresës” tashmë është hapur. Për informata më të hollësishme rreth regjistrimit ju lutem vizitoni faqen e KTRA në Facebook.com/teamKTRA, www.ktra-ks.com ose dërgoni pyetjet tuaja në email adresën: kosova.trailrunners@gmail.com.
Ky aktivitet tashmë është bërë i njohur edhe me hashtagun
#trailofhope100
#kosova10
Deri më tani, për të vrapuar në “Shtegun e Shpresës” janë regjistruar mbi 200 pjesëmarrës.
Linku për tu regjistruar:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScnFe7hrJzjmY45NM8ndYNiRNKS1shS4TOxQBMqZIN5Hp-96w/viewform