Site icon Telegrafi

I kthyeri nga Serbia pas 17 viteve, Sejdi Thaçi jetonte dhe punonte atje

Sejdi Thaçi që dyshohet se ishte zhdukur gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë e që besohej se ishte kthyer para pak ditësh, sipas burimeve të ‘zeri.info’ nuk ishte i burgosur në Serbi.

Për më shumë ai besohet se kishte qëndruar dhe punuar atje. Kthimi enigmatik mbeti pa përgjigje prej ditës së djeshme.

Por burime informuara të ‘zeri.info’ bëjnë të ditur se Sejdi Thaçi ishte kthyer para pak kohësh nga Serbia dhe se jetonte në Fushë Kosovë.

Pritet që institucionet kosovare shumë shpejt të dalin me një qëndrim që hedhë poshtë raportimet se ai ishte i burgosur i luftës në Serbi, raporton ‘zeri.info”.

Ndryshe emri i Sejdi Thaçit, figuron i zhdukur edhe në listën e Komitetit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, pasi vëllai i tij e ka paraqitur atë si të zhdukur.

Thaçi, në Janar të vitit 1999 është ndarë nga vëllai i tij në qytetin e Pejës dhe që atëherë nuk ka pasur kontakte më familjarë.

Rasti i kthimit të tij në shtëpi pas 17 vitesh, ka nxitur reagime dhe e dilema në Kosovë.

Exit mobile version