Telegrafi

Kthyen titullin te Interi, klubi ua vazhdon kontratat Marottas, Ausilios dhe Baccinit

Treshja kryesore drejtuese e Interit, Giuseppe Marotta, Piero Ausilio dhe Dario Baccin kanë rinovuar kontratat e tyre me klubin.

Klubi milanez njoftoi sot se treshja kanë rinovuar kontratat e tyre me Nerazzurrët deri në qershor të vitit 2025, duke i angazhuar në klub edhe për tre vite të tjera.

Marotta është CEO i klubit, Ausilio është drejtor sportiv, ndërsa Baccin është zëvendësdrejtor sportiv.

Marotta, i cili iu bashkua Nerazzurrëve në dhjetor 2018 dhe ka qenë një figurë kyçe në kthesën e ekipit gjatë viteve të fundit, duke udhëhequr një strategji mbresëlënëse tregu dhe duke arritur të marrë Antonio Conte në skuadër për të ndihmuar Interin të kthehet sërish në rrugët e fitoreve.

Tani me Simone Inzaghi, Interi po vazhdon të mbetet një nga skuadrat më të mira në Itali dhe ata po punojnë shumë për të mbrojtur Scudetton e tyre në mënyrë që të konsolidojnë më tej rikthimin e tyre në krye.

Blerjet e Felipe Caicedo dhe Robin Gosens muajin e kaluar ishin të rëndësishme për të mbështetur disa dobësi në skuadër. /Telegrafi/