Site icon Telegrafi

Kthjellime vranësirash dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit në Shqipëri

Sot mbeten masat ajrore të qëndrueshme prezente në të gjithë territorin shqiptar duke sjellë dominim të kthjellimeve në të gjithë ultësirën perëndimore.

Sipas MeteoAlb, në zonat malore do të ketë kalime të pakta të vranësirave të cilat nuk do të mund të sjellin reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 15°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë. /Telegrafi/

Exit mobile version