Site icon Telegrafi

Kthjellime dhe vranësira të pakta, temperaturat pësojnë rënie

Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre edhe gjatë ditës së martë duke sjellë mot të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herëpashershme në të gjithë territorin e vendit.

Kjo situatë meteorologjike do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat ekstremale, por rriten maksimumet duke u luhatur nga 4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 26°C vlera maksimale e cila pritet në Jugperëndim të territorit.

Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi përmanent Lindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm./abcnews/

Exit mobile version