Telegrafi

Kthjellime dhe vranësira të pakta, parashikimi i motit në Shqipëri

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta dhe mjegull në verilindje dhe juglindje të Shqipërisë këtë të martë.

Sipas Meteoalb, era do të jetë me drejtim Jug – Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje. /Telegrafi/