Territori i Shqipërisë mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë gjatë paradites dominim të kthjellimeve në pothuajse të gjithë vendin.
Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës do të sjelli kalime të pakta të vranësirave në zonat veriore dhe qendrore. Ndërsa në zonat jugore do të ketë kalime më të pakta vranësirash.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2 gradë Celcius deri në 18 gradë Ceclius.
Era do të fryjë lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim të ulët. /Telegrafi/