Shqipëria do të mbetet në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese por pritet që orët e pasdites të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin, ku më të dukshme paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.
Vonë gjatë natës i gjithë territori i vendit dominohet nga moti i kthjellët.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por kostante mbeten në në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 26°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior – veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë. /tch/