Telegrafi

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit në Shqipëri

Foto: Ilustrim

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e martë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash deri të dendura nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet kodrinore – malore.

Në relievet kodrinore – malore të vendit nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë, parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra reshjet do të jenë në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era në mesdite fiton shpejtësi 6-8m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 0-1 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 17 gradë Celcius deri në 34 gradë Celcius. /Telegrafi/