Telegrafi

Kthjellime dhe vranësira në Shqipëri

Moti këtë të shtunë do të jetë me kthjellim, vranësira mesatare dhe mjegull në verilindje.

Temperaturat minimale në Shqipëri do të luhaten -4 deri në 7 gradë, temperaturat maksimale do të jenë 3 -6 gradë Celsius në veri, 12-14 gradë Celsius ne zonën e ulët dhe bregdet.

Era do të fryjë me drejtim veri-lindje me shpejtësi 8-15 m/sek, duke shkaktuar dallgëzim të forcës 4 ballë. /Telegrafi/