Telegrafi

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit në Shqipëri

Rrymat e ngrohta me origjinë afrikane do të kushtëzojnë motin në Mesdhe.

Kjo do të bëjë që edhe në territorin e Shqipërisë do të mbizotërojë moti i kthjellët me vranësira kalimtare.

Karakteristike do të jetë ndryshimi i temperaturave gjatë ditës.

Mëngjesi dhe mbrëmja parashikohen të freskëta ndërsa në orët e mesditës parashikohen rritje të temperaturave.

Era do të fryjë juglindje e veriperëndim e lehtë e mesatare në bregdet. /tch/