Telegrafi

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, moti i paqëndrueshëm në Shqipëri

Foto: Ilustrim

Moti sot në Shqipëri do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Dita nis me kthjellime deri në mesditë e më pas gradualisht vranësira.

Në orët e mesditës dhe kryesisht pasdite vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokal përgjatë relieveve malore me intensitet deri mesatar.

Shira më te dendur do të bien në zonat përgjatë kufirit Lindor të Shqipërisë. Shtrëngata lokale në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore.

Era do të jetë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek. /Telegrafi/