Site icon Telegrafi

Kthjellime dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e sotme

Pjesa e parë e ditës së sotme do të jetë nën dominimin e kthjellimeve në të gjithë ultësirën perëndimore të Shqipërisë, por në zonat malore pritet të ketë kalime të lehta të vranësirave.

Sipas Meteoalb, orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin kalime të pakta të vranësirave në të gjithë territorin, ku më të fokusuara vranësirat do jenë në zonat verilindore dhe juglindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2 gradë Celcius deri në 17 gradë Celcius.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimore Veriperëndimore duke krijuar në det dallgëzim të ulët. /Telegrafi/

Exit mobile version