Sot parashikohet një mot i kthjellët dhe nuk priten reshje në të gjithë qarqet e Shqipërisë.
Instituti i Gjeoshkencave njofton se temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 3 deri në 12 gradë Celsius, në vendet e ulëta: -1 deri në 12 gradë Celsius, dhe në vendet malore: -2 deri në 4 gradë Celsius.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/