Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e enjte territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës dhe pasdites.
Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe intensitet të ulët.
Në mënyrë tepër të izoluar këto reshje në relievet e larta malore do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era në mesditë fiton shpejtësi 8-10m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 0-1 ballë.
Temperaturat parashikohen nga 17 në 34 gradë Celcius. /Telegrafi/