Site icon Telegrafi

Kthjellime dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit në Shqipëri

Foto: Ilustrim

Mot i kthjellët dhe i ngrohtë do të shoqërojë territorin e Shqipërisë këtë fillim jave, ndikuar nga masat ajrore veriperëndimore që kanë përfshirë vendin.

Herë pas here do te shfaqen vranësira të lehta e kalimtare ku me të përqendruara do të jenë në zonat veriore dhe verilindore.

Ndërsa kthjellime më të dukshme do të ketë përgjatë ultësirës perëndimore.

Kjo situatë e qëndrueshme meteorologjike do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, por mesdita sjell një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 15°C, raporton Top Channel.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar ne Adriatik dhe Jon dallgëzim deri në 1 ballë. /Telegrafi/

Exit mobile version