Site icon Telegrafi

Kthjellime dhe reshje shiu të izoluara në orët e nxehta të ditës, parashkimi i motit në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e hënë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet kodrinore – malore në lindje në orët e drekës dhe ato të pasdites. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara në orët e nxehta të ditës.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri 5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era në mesdite fiton shpejtësi 6-8m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 0-1 ballë.

Temperaturat parashikohen të jenë nga 16 deri në 34 gradë Celcius. /Telegrafi/

Exit mobile version