Prej disa ditësh Shqipëria ndodhet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, ku edhe të enjten do të diktojnë kushtet e motit në vendin tonë duke sjellë mbizotërim të kthjellimeve gjatë paradites në një pjesë të mirë të territorit.
Por parashikohet që orët e mesditës dhe pasdites kryesisht, do të sjellin kalime vranësirash në për të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4 gradë Celcius deri në 22 gradë Celcius.
Sipas MeteoAlb, era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të vijojnë të mbizotërojnë në të gjithë Kosovën, duke sjellë orë të shumta me diell gjatë paradites. Ndërsa në orët vijuese parashikohet që në territorin e Kosovës të ketë shtim gradual të vranësirave, ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore, raporton Top Channel. /Telegrafi/