Telegrafi

Kthjellime dhe alternime vranësirash, moti në Shqipëri

Foto: Ilustrim

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme falë masave ajrore relativisht të thata.

Moti parashikohet i kthjellët me alternime vranësirash të pakta.

Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim – Jug me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina era fiton shpejtësi deri 12m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 16 në 36 gradë Celsius. /Telegrafi/