Site icon Telegrafi

Kthimi i sheshit “Skënderbej” në Tiranë në “Fan Zone” zhvendos faljen e Kurban Bajramit

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, njofton të gjithë besimtarët se Kurban Bajrami do të falet ditën e diel, më datë 16.06.2024, në orën 06:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë.

Kjo është një zhvendosje disa metra duke qenë se Sheshi Skënderbej do të përshtatet për ndjekjen e ndeshjeve të Evropianit.

Programi i Kurban Bajramit

05:30 – Hapja e programit, Ejup Lila
05:35 – Lexim Kurani nga imami i xhamisë “Et’hem Bej”, z. Elton Karaj
05:40 – Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu
05:50 – Ligjëratë nga nënkryetari i KMSH-së, z. Taulant Bica
06:00 – Falja e namazit të bajramit, prin Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu
06:05 – Hutbeja e bajramit nga Myftiu i Tiranës, z. Bilal Teqja

Gjithashtu ju bëjmë me dije se pritjet tradicionale do të organizohen në selinë e KMSH-së nga ora 09:00 deri në orën 12:00.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ju uron të gjithë shqiptarëve, Gëzuar Kurban Bajramin!

Exit mobile version