A mund të bëhet vërtet tani trend?
Edhe pse jemi mësuar që moda të përsëritet, trendët përsëriten, frizura e viteve ’80 na duket si kafshatë shumë e madhe, transmeton Telegrafi.
Dy mike të famshme dhe manekine Kendall Jenner dhe Cara Delevingne ndoshta do t’i marrin të gjitha meritat për kthimin e këtij stili, meqenëse me paruke të këtilla na kanë befasuar tërësisht.
Në të vërtetë, këto të dyja kanë pozuar për kalendarin e brendit Chaos Sixty Nine, ndërsa, pos që admirojnë të punojnë bashkë, kanë dëshmuar edhe që në këtë mënyrë duken tërësisht moderne dhe urbane.
Retro-modën e kanë prezantuar në mënyrën specifike, ndërsa fotografitë kanë ngazëllyer fansat e tyre.
Kjo frizurë kaherë ka dalë nga moda. Është e njohur si frizurë “tenxhere” e cila përpunohet me tharëse në atë mënyrë që balluket dhe pazhi marrin formë të rrumbullakët.
Megjithatë, Kendall dhe Cara dinë ta prezantojnë në mënyrën e duhur dhe ajo që është më befasuese – u rri shumë mirë.
/Telegrafi/