Site icon Telegrafi

Kthimi në punë i “Ferronikelit” vetëm pas rritjes së çmimit të nikelit

Kriza e çmimeve globale të nikelit e ka prekur ndërmarrjen “Ferronikeli” dhe ka shumë shanse që ajo të ndalë prodhimin për 3 muaj, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe pse vendimi për këtë masë nuk është definitiv, afro 1 mijë punëtorët e kësaj kompanie do të punojnë vetëm me gjysmë orari dhe do të marrin gjysmë page. Këto masa janë marrë nga aksionari i ri i “Ferronikelit”, “Cunico Resources NV”.

Lajmi për rregullën e re të punës punëtorët e kanë marrë të martën. Atyre i është kumtuar lajmi se ata dy javë do të punojnë dhe dy të tjera do të pushojnë për të marrë një pagë të përgjysmuar në fund të çdo muaji.

Riparimet e nevojshme pritet të zgjasin 90 ditë, mirëpo nuk është e sigurt që prodhimi do të nisë në muajin korrik kur të përfundojnë punimet. /Telegrafi/

Exit mobile version