Lëndimi i Vinicius Jr. detyron trajnerin Carlo Ancelottin të ri-mendojë formacionin e tij për ndeshjet e ardhshme të Real Madridit.
Raporte të shumta sugjerojnë se Ancelotti do të rikthehet në formacionin 4-3-3, por ka gjithashtu një shans që ai të qëndrojë në 4-4-2 pasi e dimë që ‘Carletto’ nuk e ndryshon stilin e tij lehtë, veçanërisht atë fitues.
Mediat spanjolle kanë publikuar dy mënyra se si Real Madridi mund të formohet pa Vini duke shkuar përpara.
Ancelotti mund të kalojë nga një sulm me dy në një sulm me tre lojtarë, me Rodrygo Goes që do të zërë një vend në krahun e majtë. Federico Valverde do të luajë në të djathtë, një pozicion që ka luajtur shumë për Real Madridin.
Bellingham do të duhet të kthehet më mbrapa në këtë sistem dhe rikthimi i tij mund të ndikoj. Megjithatë, Carletto mund t’i japë atij lirinë për të vazhduar të mbërrijë në zonë si sulmuesi shtesë.
Ancelotti gjithashtu ka të ngjarë të vazhdojë me formacionin e tij 4-4-2 me Joselu që zëvendëson Vinicius Jr në dyshen e sulmit. Ky ishte sistemi i Real Madridit kundër Celtas Vigos, pasi Vini mori dëmtimin.
Real Madridi arriti të fitojë në Celta pavarësisht pengesave, por ndeshjet e ardhshme do të përcaktojnë se sa mirë do të jetë pa yllin e tyre brazilian.
Real Madrid (4-3-3): Kepa ; Fran, Alaba, Rudiger, Carvajal; Camavinga, Tchouameni, Bellingham; Rodrygo, Valverde, Joselu
Real Madrid (4-4-2): Kepa; Fran, Alaba, Rudiger, Carvajal; Camavinga, Tchouameni, Valverde, Bellingham; Rodrygo, Joselu
/Telegrafi/