Argjentina ka humbur 3-1 në miqësoren e zhvilluar në Wanda Metropolitano ndaj Venezuelës.
Pritej të ishte një festë pas rikthimit të Lionel Messit në kombëtare, por Venezuela u tregua e fortë për Argjentinën.
Ishte Salomon Rondon ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 6’ me një goditje të fuqishme nga brenda zonës.
Pak sekonda para pushimit Jeson Murillo ka dyfishuar rezultatin me një gol të mrekullueshëm.
Pas pushimit, argjentinasit këndellet duke e ngushtuar rezultatin me golin e Lautaro Martinez pas një kundërsulmi të bukur.
Megjithatë, në minutën e 75’ Venezuela e vulosi fitoren me golin e Martinez nga pika e bardhë e penalltisë.
Si me Messin, si pa Messin, Argjentina mbetet dobët edhe pas ndryshimit të shumë emrave në Kombëtare. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=GvPHye_nnVc