Site icon Telegrafi

Kthimi i linjës së trupit pas lindjes

Njëra ndër çështjet që shpesh përsëritet në jetën e përditshme është: Kur do të duhej të fillohej me rekreacion pas lindjes?

Merita Humolli
IFA Personal Trainer
045 27 57 57
Fitness Gym Prishtina

Ushtrime të kujdesshme

Aktiviteti fizik rekomandohet edhe një javë pas lindjes, natyrisht nëse nuk ekzistojnë problemet shëndetësore. Në rast të lindjes me prerje cezariane apo gjakrrjedhjes, duhet të konsultoheni me mjekun.

Jini të kujdesshme me ushtrimet, sepse mundimet e shtuara dhe afatgjata mund të përkeqësojnë cilësinë e qumështit të nënës.

Pilates në reformer

Pilatesi do të forcojë ligamentet dhe muskujt. Nënave të reja ushtrimet do t’u ndihmojnë të mbajnë kondicionin, të eliminojnë kilogramët e tepërt dhe të ruajnë vetëbesimin.

Këshillohet të ushtrojnë tri herë në javë nga një orë.

Ushtrimi për forcimin e gluteusit dhe këmbëve

Me komblikun të stabilizuar dhe boshtin të stabilizuar uluni galiç. Mbajeni balancën derisa mbigjunjët të marrin pozitë paralele, me platformën e reformerit.

Ushtrimi i tendosjes anësore dhe forcimit të muskujve anësorë të barkut

Me njërën dorë mbështetuni në reformer, ndërsa me trup bëni një largim të lehtë.

Ushtrimi i forcimit të muskujve abdominalë (të stomakut)

Me forcën e stomakut mbani pozitë neutrale të komblikut. Shtrini duart përpara në mënyrë që të mbani më lehtë balancën.

Kini kujdes që distanca midis mjekrës dhe eshtrave të gjoksit gjithmonë të jetë i njëjtë gjatë ngritjes, domethënë gjatë ndarjes së supeve dhe shpatullave nga platforma e reformerit. /Telegrafi/

Exit mobile version