Telegrafi

Kthimi i smartbookëve?

Një nga arsyet ishte se kompjuterët ishin të bazuar në Andorid i cili në atë kohë ishte ende në fillet e tij, e Microsoft anashkalonte ARM-në me të madhe. Shansin e dytë kjo kategori e pajisjeve e morri me Windows 8 i cili pa problem do të punoj në procesorët ARM, kështu që vitin që vjen mund të presim të shohim portativët e bazuar në procesorët që karakterizohen me kursim të lartë të energjisë.

Që gjërat shkuan në atë drejtim e konfirmon edhe Qualcomm i cili paralajmëroi një version të posaçëm të SoC-së së vet Snapdragon S4 i cili do të jetë me katër bërthama. Çipi do të jetë i adaptuar për përdorim në portativët me Windows 8, e sipas paralajmërimeve të prodhuesve, pajisjet do të jenë dukshëm më të holla dhe më të lehta nga ultrabookët aktual dhe nga MacBook Air i Apple.

Portativët e bazuar në ARM, si dhe tabletët, do të ofrojnë shkallë të lartë të portativitetit, rezolucionet e larta të ekranit, bateritë që zgjasin më shumë, si dhe lidhshmëri konstante me rrjeta. E metë e tyre do të jetë se nuk do të mund të ekzekutojnë versionet “e vërteta” të Windows 8, por ato që do të jenë vetëm për ARM. /Telegrafi/