Telegrafi

Kthimi i “Robinson Kruzosë”

Sot 58-vjeçar, Hu Wenhu kishte shkuar në vitin 1981 për peshkim, derisa anija e tij ishte ndalur në ishullin Reunion Island të Oqeanit Indian.

”Kemi arritur në këtë ishull pas tre muajsh në det dhe kapiteni na ka thënë se anija lundron për 15 ditë”, tregon Hu.

”Mirëpo kur u ktheva pas 15 ditësh, anija, së bashku me pjesën tjetër të ekuipazhit, veçmë kishte lundruar. Mbeta vetëm, pa para dhe më është dashur të kërkoj lëmoshë nëpër rrugët e ishullit”.

Me ndihmën e banorëve të ishullit Hu ka mësuar frëngjisht, ka hapur restorant kinez dhe është martuar madje tri herë radhazi. ”Dy martesat e parë janë shkëputur për shkak të origjinës sime të panjohur”, ka shpjeguar ai.

”Më ka munguar së tepërmi nëna, e pasi që gruaja ime e re është shtatzënë dhe më duhet të ripërtërijë dokumentin e vjetër identifikues, kam vendosur të vij në shtëpi”, sqaron Hu.

Hu është shokuar kur ka marrë vesh se e ëma i kishte vdekur para 21 vitesh nga malli për djalin e humbur.

Tani ai planifikon të kthehet në Reunion Island dhe atje të kërkojë nënshtetësi.