Pas kthimit të trendëve të viteve ’90, tani radhën e kanë trendët e viteve ’80
Koha është që frizurat e rrafshëta t’i zëvendësoni me ato të valëzuara, transmeton Telegrafi.
Në sallonet e gjithë botës sërish është aktual oferta e aplikimit të teknikës së stilizimit të flokëve, e njohur si mini-tallaz.
Ekspertja për flokë, Karina Jackson, thotë që frizura e këtillë sërish është hit absolut.
Mini-tallazi, por me ndryshime të vogla, tani duket mjaft më natyrshëm, por edhe vetë teknika ka avancuar, andaj flokët nuk dëmtohen.
Këshilla e saj është që para se të vendosni për këtë proces, mendoni mirë, sepse flokët mbeten kaçurrel disa muaj. Ajo thotë që kjo frizurë nuk u rri mirë të gjithave.
Prandaj para se të shkoni te floktari vetë mbështillni flokët në mënyrë që të shihni se a po ju rrinë mirë apo jo.
/Telegrafi/