Site icon Telegrafi

Kthimi i bashkatdhetarëve, pritje deri në një orë te Dheu i Bardhë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit mbi pikat kufitare.

Kolona janë krijuar në dalje të pikës kufitare, Dheu i Bardhë, qytetarët po presin deri në një orë për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike, transmeton Telegrafi.

Vendkalimet tjera kufitare janë më të qeta, dhe nuk raportohet për kolona të gjata.

Dalja dhe hyrja në Kosovë mund të bëhet nga tre deri në 10 minuta.

Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi duke klikuar këtu./Telegrafi/

Exit mobile version