Telegrafi

Kthim në vitet e ’70-ta me Marc Jacobs

Tashmë disa sezone, prerjet, materialet dhe ngjyrat e viteve të ’70-ta janë të pranishme, porse në revynë e Mercedes-Bez New York Fashion Week, e cila mbrëmë ka përfunduar, ishte e qartë që, vitet e ardhshme do të tranden veshjet me një stil të ri, që sigurisht do të qëndrojnë në modë me vite të tëra.

Në revynë e Marc Jacobs, modelet në pistë sfiluan nën tingujt e Vivaldit dhe nuk kishte dilema se për cilat vite bëhej fjalë, sepse të kujtonte Bianca Jagger dhe Jodie Foster (nga filmi Taksi, sigurisht), me shumë lloje pantallonash, poshtë të gjëra, me flokë tufa-tufa, dhe tone të arta.

Marc, në referencat e tij kishte vënë edhe bendet, New York Dolls, Anton Lopez, Yveas Sainta Laurent dhe Calvina Klein, duke shpjeguar se ka tentuar të krijojë një lloj haraçi për të gjithë ata që e futën në botën e modës. /Telegrafi/