Site icon Telegrafi

‘Kthim në kohë’: Anxhelina publikon një fotografi të rrallë nga fëmijëria në krahët e Albëries (Foto)

Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj prej vitesh është shkëputur nga muzika, ndërsa është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo është shumë e aktive në rrjetet sociale, në të cilat numëron me mijëra ndjekës.

Shpesh ajo publikon imazhe të ndryshme nga jeta e saj, në të cilat tregon ngjarje nga jeta e saj.

Së fundmi, Hadërgjonaj ka ndarë me fansat një imazh të rrallë nga fëmijëria, ku shfaqet bashkë me nënën e saj, Albërien, dhe motrën e madhe, Agnesën.

Duket se fakti që ndodhet larg, ka bërë që Anxhelina të publikojë këtë fotografi, e cila ‘e kthen prapa’ në kujtime.

Në fotografi vërehet edhe dukja e këngëtares Albërie Hadërgjonaj kur ishte e re, e cila ishte mjaft e kuruar, ndërsa shfaqej e lumtur teksa mbante në krah të bijat.

Sot, nënë e bijë janë këngëtare shumë të suksesshme të skenës. /Telegrafi/

Anxhelina kujton fëmijërinë me këtë fotografi të veçantë, ku shfaqet së bashku me motrën dhe nënën e saj Albërien. Burimi i fotos: InstaStory
Exit mobile version